
Çlirohet qyteti ukrainas, banorët: ‘Ishte tmerr këtu’
Të sapo çliruar nga pushtimi rus, banorët e Balakliia, Ukrainë, në provincën Kharkiv, qanë ndërsa morën ndihma humanitare të martën, qyteti i tyre i sapo rimarrë dhe i çliruar nga trupat ukrainase pas asaj që disa e përshkruan si muaj tmerri.
Me flamurin e Ukrainës që valëvitej në qytet edhe një herë, njerëzit morën furnizime dhe folën për gjithçka që duruan.
“Rusët e zhveshën burrin tim në të brendshme. Këtu, në rrugë, duhej të zhvishej plotësisht. Ata këkrkonin për plagë ose tatuazhe dhe donin të kuptonin nëse dikush ka qënë në shërbim ushtarak apo jo. Ata morën shumë njerëz me vete, ishte tmerr këtu.”
Një banore vendase tha se ajo qau kur pa mjetet e blinduara ukrainase të kalonin me fitore nëpër qytet.
“Nuk u besoja syve. Ne e dinim se ishte shumë e vështirë për të marrë qytetin tonë, ka ura përreth, nuk mund t’i afrohesh. Rusët kishin raketat GRAD në të gjitha anët e qytetit dhe gjuanin gjatë gjithë kohës. Shumë prej nesh ende tremben nga tingujt e fërshëllimave ose shpërthimeve. Të gjithë ne jemi të stresuar. Shikoj në pasqyrë dhe e kuptoj që jemi bërë më të vjetër.”
Por disa paguan çmimin përfundimtar për lirinë. Djali i kësaj gruaje vdiq nga të shtënat me armë zjarri ndërsa rusët po iknin.
“Unë bërtita që të dëgjonte e gjithë Balakliia, mendova se qielli do të thyhej. I bërtita Putinit. E mallkova këtë luftë, mallkova Putinin. Por askush nuk do ta kthejë djalin tim.”
Të tjerët që mbijetuan jetojnë me kujtimin e burgosjes në këtë qeli të vogël.
“Njerëzit bënin shenja në mure, sa ditë kaluan këtu. Siç e shihni, ka shenja në mur.”
Ata gdhendnin lutje edhe në mure.
Që nga fillimi i shtatorit, trupat ukrainase kanë rimarrë dhjetëra qytete në një ndryshim mahnitës në fushëbetejë.
Tani, Ukraina ka vendosur synimin e saj për të çliruar të gjithë territorin e pushtuar nga forcat pushtuese ruse dhe ka indikacione për më shumë ndihmë ushtarake të SHBA-së në rrugën për të mbështetur misionin e Ukrainës.
*TiboNews