Ç’janë raketat hipersonike që Rusia pranoi t’i ketë hedhur në Ukrainë?

Rusia ka pranuar se ka përdorur raketa hipersonike për të shënjestruar e sulmuar një njësi nëntokësore të ruajtjes së armëve në Ukrainën Perëndimore.

Por çfarë janë këto raketa hipersonike?

Raketat hipersonike mund të fluturojnë në atmosferën e sipërme me më shumë se pesë herë shpejtësinë e zërit.

Ato konsiderohen më të manovrueshme se raketat konvencionale.

Raketar hipersonike janë më të afta të shmangin përgjimin nga mbrojtja ajrore.

Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se raketa e përdorur për të shënjestruar depon e armëve në Ukrainë ishte në gjendje të arrinte objektivat në një rreze prej më shumë se 2,000 km (1,242 milje).

Vitin e kaluar, Rusia tha se kishte testuar me sukses një raketë hipersonike në brigjet e saj veriperëndimore.

Së bashku me Rusinë, Kina, SHBA dhe të paktën pesë vende të tjera po punojnë në teknologjinë e raketave hipersonike.

Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.

Bilanci tragjik i fëmijëve të vrarë nga lufta në Ukrainë