Cili është ndryshimi mes Astrologjisë dhe Astronomisë?

Për shekuj me radhë, astrologjia konsiderohej si e njëjta gjë me astronominë, njëra që kërkonte shenjat e bazuara në lëvizjen e trupave qiellorë dhe tjetra si studim shkencor i atyre trupave qiellorë.

Astronomi revolucionar i shekullit të 17-të Johannes Kepler, i cili studioi lëvizjen e planetëve, konsiderohej në atë kohë një astrolog. Por kjo ndryshoi rreth fillimit të Iluminizmit në fund të shekullit të 17-të.

Pasi Isaac Newton e ‘ktheu’ qiellin në thelb në një kalkulator, duke ‘matematikuar’ lëvizjen e planetëve dhe duke kuptuar se graviteti kontrollonte gjithçka, filloi një qasje krejtësisht e re shkencore për të parë qiellin dhe lëvizjen e planetëve dhe tokës.

Kjo është pika në të cilën astronomia u bë e njohur si shkencë dhe astrologjia u njoh, por si jo shkencë. Popullariteti i tij mbështetet në faktorë që numrat nuk mund t’i llogarisin, dhe në fakt tërheqja mbi kërkimin e yjeve për përgjigje shpirtërore nuk është zbehur.

Madje vitet e fundit duket se është zgjeruar. Në fund të fundit, një sondazh i Fondacionit Kombëtar të Shkencës në vitin 2014 zbuloi se më shumë se gjysma e të rinjve deri në 35 vjeç mendojnë se astrologjia është një shkencë, duke përfshirë edhe grupmosha të tjera deri në 45 vjeç.

Disa historianë argumentojnë se edhe nëse përgjigjet e astrologjisë nuk bazohen në studime shkencore, njerëzit vazhdojnë të besojnë teksa shikojnë drejt qiellit dhe kjo e bën atë shumë reale – një fenomen psikologjik që sipas historianëve quhet prirje njerëzore për “vetëzgjedhje”.

“Njerëzit i zmadhojnë gjërat pozitive dhe i harrojnë ato negative. Na pëlqen apo jo, ne kështu jemi krijuar”.

*Tibo News. 

Historia e vërtetë e Horoskopit me 12 shenjat