
Cilat vende po blejnë vaksinat e ‘Monkeypox’?
Nuk ka një vaksinë specifike për linë e majmunëve, por OBSH thotë se vaksinat që janë përdorur për të zhdukur linë janë deri në 85% efektive kundër lisë së majmunëve.
BE nënshkroi një marrëveshje me kompaninë daneze bioteknike Bavarian Nordic për rreth 110,000 injeksione Imvanex, ndërsa Britania ka blerë më shumë se 20,000 doza.
Danimarka tha se do të merrte 200 vaksina dhe se po punonte për të blerë mijëra të tjera.
Kanadaja nënshkroi një kontratë 56 milionë dollarësh, ndërsa qeveria e SHBA-ve tha se pret të marrë 300,000 doza për t’u shtuar në stokun e saj aktual prej rreth 72,000 dozash.
Kompania tha se SHBA kishte bërë një porosi shtesë për 500,000 doza që së bashku e çojnë inventarin total të vendit në gati 2 milionë.