Cila është sakrifica e Michelle Obama gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë?

Michelle Obama, ish-zonja e parë e SHBA-ve, ka promovuar librin e saj të ri të titulluar “The Light We Carry: Overcoming in Uncertain Times”.

Këtë prezantim e bëri me ish-prezantuesen, Ellen DeGeneres dhe me të u shpreh se gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë amerikanët “nuk ishin gati” për flokët e saj natyralë. Michelle tregoi se ajo vendosi të drejtonte flokët e saj paai populli amerikan sapo kishte filluar të përshtatwj me të paturit familjen e parë me ngjyrë në atë post.

Frika e Obama-s se flokët e saj do bëheshin shpërqëndrim, vendosi t’ju ndryshonte dukjen. Ajo donte t’i paraprinte pyetjeve dhe përgjigjeve raciste për flokët e saj, por donte që të tjerët të fokusoheshin në punët që bënte, jo në mënyrën si dukej.