
Cila është dita më e mirë për të udhëtuar?
Pavarësisht ditëve në të cilat jemi mësuar të udhëtojmë, ekspertë të ndryshëm japin përgjigje të veçantë për ditën e duhur për të udhëtuar, duke u bazuar në terma kostosh.
Nëse bazohemi tek çmimet, ditët më të mira për të udhëtuar janë e marta dhe e mërkura. Siç mund të kuptohet, sa më e madhe të kemi kërkësën për fluturime brenda një dite, aq më të ngjarë ka që çmimet t’i shikojmë më të larta.
Një pjesë e mirë e njerëzve, bazuar nga axhenda e javës, rezervojnë udhëtimet kryesisht të premteve dhe kthimet kryesisht të shtunën ose dielën. Ndaj nëse keni mundësi zgjedhje në ditë, e marta dhe e mërkura kanë më pak njerëz në udhëtime dhe rrjedhimisht edhe çmime më të ulëta.
Për të mos mbetur vetëm te dita e javës, vëmendje të veçantë kanë edhe periudhat që zgjidhni për udhëtim. Pushimet e fundvitit ose ato të pranverës mund t’i kenë ditët shumë të ngarkuara.
Sidoqoftë, të udhëtuarit të martat apo të mërkurat është opsion më i mirë, jo vetëm për shkak të çmimit, por edhe të ngarkesës, trafikut apo grumbullit të njerëzve vërdallë.