
Çifti i të moshuarve që nuk largohen nga Ukraina: Edhe sikur të vdesim!
Në fshatin e vogël të Kalynivka pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, jeton Galina dhe bashkëshorti i saj Nikolav Petrovich.
Çifti shqetësohet se fshati i tyre, të cilin e kanë quajtur shtëpi që nga vitet 1970, do të jetë objektivi i radhës nga trupat rusë, teksa këta të fundit po përparojnë me sulme në qytetin e Brovary.
“Ne nuk bëjmë asgjë përveçse i lutemi Zotit. Ne nuk i kemi bërë asnjë gjë të keqe askujt”, thotë Nikolav. Ndërsa Galina përgatit një çaj në shtëpinë e saj, me në sfond zhurmën e shpërthimeve që e tmerrojnë kur sheh nga dritaret e thyera.
Nikolav përpiqet të rregullojë dritaret pasi një predhë ra pranë shtëpisë së tyre në orët e para të mëngjesit.
Megjithatë, çifti nuk ka ndërmend të largohet nga fshati, pavarësisht se forcat ruse kanë rrethuar zonat përreth Kievit.
“Sigurisht. Nuk kam ku të iki. Unë nuk do largohem nga toka ime. Siç e thotë dhe fqinji im; ne do të vdesim këtu, në asnjë vend tjetër. Ne nuk do ikim.”
*Artikulli i Reuters, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.