“Çifti i Çuditshëm” shfaqet në Elbasan

Do të jetë këtë fundjavë nën produksionin e Teatrit Skampa, në Elbasan, komedia “Çifiti i Çuditshëm”. E quajtur nga kritika një “manual” për jetën në çift, kjo komedi depërton në çdo skutë të marrëdhënieve shoqërore. Trajtuar me kujdes dhe përkushtim nga regjisori Aldi Hysotoçi, dhe me drejtor ekzekutiv Klins Lala, me një kastë të gjërë aktorësh profesionist: Genc Fuga, Aleks Seitaj, Mehmet Xhelili, Gëzim Rudi, Mario Elezi, Klajdi Malellari, Eriona Kakeli dhe Linda Jarani., kjo shfaqje premton shumë të qeshura dhe të papritura. Premiera do të shfaqet në data 22- 23 Tetor ora 19:00, në Teatrin Skampa, në Elbasan.

Felix Ungar, një burrë i përkushtuar tej mase te gruaja e tij, divorcohet dhe pranon një ofertë nga miku i tij Oscar Madison që të jetojnë së bashku. Felix e çmend Oscarin me obsesionin e tij ndaj ish gruas dhe fiksimet e çuditshme. Një komedi ku vihet në provë miqësia dhe dashuria, karaktere që përplasen në këndvështrimet që kanë për jetën.