Chris Rock refuzon ftesën e Oscars

Chris Rock ka thënë se ka refuzuar një ofertë prej organizatorëve të Oscars, për vitin e ardhshëm. Në një stand up në Phoenix, komediani i njohur tregoi se organizatorët e Oscars i kishin ofruar atij një kthim një rolin e prezantuesit, të cilin ai e kishte mbajtur në vitet 2005 dhe 2016.

Fillimi i këtij viti, pati një ngjarje në Oscars, ku Will Smith godidi Rock, pas një shakaje për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith.

Në emision, Rock e krahasoi pranimin e ofertës si prezantues në Oscars si kthim në skenë krimi. Bazuar nga burimet, audienca kërkoi të flitej më shumë rreth kësaj. Chris i është referuar performancës së Smith si boksieri Muhammad Ali në filmin biografik të vitit 2001, për të cilin Will Smith rrëmbeu nominimin e tij të parë për Oscars.

Në prill, bordi i Akademisë vendosi të pezullonte Will Smith nga Oscars ose ndonjë event tjetër të Akademisë për 10 vite.

Pak ditë më parë, të dhënat e ofruara nga Q Score për Variety gjurmuan një rënie të konsiderueshme të popullaritetit të Smith në publikun amerikan. Vlerësimet e Rock mbetën të pandryshuara, megjithëse ndërgjegjësimi i publikut për të u rrit.