Chris Brown surprizon fansin e tij. Ja çfarë ndodhi

Chris Brown mbetet një nga artistët më të dashur dhe shumë të rinj frymëzohen prej tij. Si ky djalosh i cili po bënte një video në tiktok me këngën e Chris Catch a Body dhe i veshur me veshje të frymëzuara nga Breezy. Ai nuk e kishte imagjinuar se idhulli i tij do shfaqej së bashku me kërcimtarët dhe do të bëhej pjesë edhe e kërcimit, edhe e tiktokut të djaloshit. Jo vetëm kaq, por Chris e ka postuar videon në Instagramin e tij ku shkruan: Të duhet veç të ëndërrosh, për të tjerat mendon Zoti!

Chris nuk është i panjohur për t’i bërë fansat e tij të ndihen të veçantë, pasi ai mbajti takime virale dhe përshëndetje gjatë turneut të tij One of Them Ones me Lil Baby. Gjatë turneut, Brown u ofroi disa fansave e tij 1000 dollarë për t’u afruar me të dhe për të krijuar momente që do të zgjasin një jetë.