ChatGPT, roboti i inteligjencës artificiale Esmeralda Kazia: Njerëzimi duhet të ketë armë të tij mbijetesën

Me siguri keni dëgjuar për ChatGPT, një mjet i ri revolucionar që pushtoi  titujt e mediave ndërkombëtare më në zë në fund të vitit të kaluar. ChatGPT është një chatbot (robot virtual) me një databazë të madhe gjuhësore, zhvilluar nga OpenAI.

Disa e shohin ChatGPT si një kërcënim të drejtpërdrejtë për motorin e kërkimit të Google prej 149 miliardë dollarësh, ndërsa të tjerë e kanë përdorur ChatGPT për gjithçka, nga ndihma me detyrat e shtëpisë deri te shkrimi i poezive.

Ka një aftësi të jashtëzakonshme për të bashkëvepruar në formë dialogu bashkëbisedues dhe për të dhënë përgjigje që mund të duken çuditërisht njerëzore.

Për të marrë një përgjigje të plotë se çfarë është ky robot, ekspertja e it Esmeralda Kazia shpjegon se çfarë sjell ky robot në jetët tona.

Me kalimin e kohës njerëzimi do të mësojë shmë gjëra të reja, që do t’ia lehtësojë jetën për inteligjencën artificiale ndërsa do ti duhet të ketë si armë të tij aftësinë e përshtatjes dhe mbijetesës.

Chat GPT i mungon aftësia për të kuptuar kompleksitetin e gjuhës njerëzore. Çdo përgjigje që ai gjeneron ka të gjarë që të jetë e cekët dhe pa njohuri, ky është një ndër aspektet ngeative të këtij roboti.

Inteligjenca artificiale e fut njerëzimin në një rilindje moderne, por krijimi i këtyre sistemeve duhet të udhëhiqet nga diabazoni i gjerë i ligjeve që kanë të bëjnë me koncepte si privatësia drejtësia mbrojtja e individit dhe siguria.