
Çfarë të rejash priten nga WhatsApp?
Jemi mësuar që aplikacionet që kemi t’i kenë të shpeshta njoftimet për ndryshime, në mënyrë që të garantojnë shërbimet më të mira për përdoruesit e tyre.
Në këtë rast, WhatsApp ka njoftuar për ndryshime të reja, që me shumë mundësi do t’ju hyjnë në punë në një moment.
Shumë shpejt në këtë platformë do të mund :
- të kontrolloni se kush mund t’ju shohë kur jeni online
- të mos i lejoni të tjerët të bëjnë screenshot mesazheve apo fotove të caktuara
- të largoheni nga një grup, pa u njoftuar anëtarët e tjerë (do të shfaqet “X left the chat” )
WhatsApp, i cili është në pronësi të Facebook, Meta, ka më shumë se 2 miliardë përdorues globalisht.
Mark Zuckerberg ka njoftuar se kompania e tij do të vazhdojë më ndërtimin e mënyrave të reja për të mbajtur bisedat po aq private sa bisedat ballë për ballë.