
Çfarë të hamë kur zgjohemi në mes të natës?
Besoj se çdokujt i ka ndodhur të zgjohet gjatë natës me ndjesinë e urisë, ku rruga e vetme që mbajnë mend këmbët, është për te kuzhina.
Gjatë rrugës mendon se çfarë do rrëmbesh nga frigoriferi.
Në fakt janë disa opsione të cilat ju mund t’i konsumoni pikërisht në këtë lloj vakti.
- Djathë & Crackers
Ky është një kominim klasik, ka në përmbajtje proteina dhe do ju jep ndjesinë e ngopjes
- Perimet
Perimet nuk janë zgjidhja e duhur vetëm për ditën, por edhe për vaktin e natës.
Padyshim që me këtë zgjedhje nuk do të pendoheni, përkundrazi.
- Frutat e thata
Edhe frutat e thata futen në grupin e gjërave që mund të konsumoni gjatë natës.
Ato janë opsion mjaft i mirë, për shkak të proteinave që kanë, mund t’ju shuajnë urinë.
- Banane & Gjalp kikiriku
Po, e dimë që jeni mësuar që këtë vakt ta keni për mëngjes, por as orës 2:00 pas mesnate nuk i bën keq, përkundrazi.
Ky miks i ndihmon muskujt tuaj të relaksohen dhe gjumin tuaj të jetë më cilësor.
Tek e fundit, përveç shijes, do keni edhe një vakt të shëndetshëm.
- Qumësht & Drithëra
Sërish ide mëngjesi, megjithatë, ky lloj vakti është nga ata që nuk ju bëjnë të ndiheni të fryrë e në të njëjtën kohë as të uritur.