
Çfarë sjell mungesa e gjumit?
Jeta e shpejtë dhe detyrimet, bëjnë që gjumit “t’i bihet në qafë” duke i marrë disa orë.
Si rregull magjik, 8 orët janë të duhura, por shumë njerëz nuk arrijnë t’i plotësojnë.
Mungesa e gjumit sjell problematika dhe këto janë disa prej tyre.
- Mungesë humori
Gjumi është i lidhur me shëndetin emocional dhe sipas statistikave të dala nga Harvard, pikërisht pacientët me ankth e depresion, kanë mungesa gjumi në mënyrë të vazhdueshme.
Jo veç mungesa e vazhdueshme, por edhe ajo në kohë më të shkurtër, ndikon negativisht te humori.
- Rënie produktiviteti
Gjumi ndikon edhe në aftësinë tonë për të arsyetuar dhe fokusuar.
Shpesh mendojmë se të qëndruarit vonë për të studiuar ose përfunduar një detyrë është zgjidhja e duhur, por në fakt, është e kundërta.
Dhënia e një mundësie për të pushuar ju rrit performancën.
- Ndryshim peshe
Edhe pse mund të mendoni se sa më shumë të flini e pushoni, aq më shumë mund t’i jepni mundësinë vetes për t’u shëndoshur, në realitet është e kundërta.
Sipas një studimi në Wiscoin, njerëzit që flenë më pak se gjashtë orë, kanë më shumë gjasa për të përfunduar obezë.
- Gjendje jo të mirë të lëkurës
Nuk besojmë se ka nga ata që duan të jenë me sy të kuq, të fryrë apo rrathë të zinj, megjithatë nëse nuk flini mjaftueshëm, dijeni se kjo është ajo që ju pret.