Çfarë rrezikojmë nëse nuk pimë ujë?

Uji është element shumë i rëndësishëm për një jetesë të shëndetshme dhe ata që nuk konsumojnë mjaftueshëm çdo ditë, rrisin shanset për sëmundje.

 

Studimet bëjnë thirrje të vazhdueshme për konsumimin e 6 deri në 8 gota ujë, çdo ditë, në mënyrë që të shmangen rreziqet e zemrës.

Problemet me zemrën ndodhin kur zemra nuk është në gjendje të pompojë gjakun rreth trupit siç duhet, zakonisht sepse është dobësuar ose e ngurtësuar, kjo një gjendje afatgjatë, që zakonisht përkeqësohet me kalimin e kohës.

Autorja e këtij studimi, Dr.Natalia Dmitrieva, u shpreh se:

“Ngjashëm me reduktimin e marrjes së kripës, pirja e mjaftueshme e ujit dhe qëndrimi i hidratuar janë mënyra për të mbështetur zemrën tonë dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve afatgjata për sëmundjet e zemrës.”

Gjetjet e hershme sugjerojnë se hidratimi i plotë mund të ndihmojë në parandalimin ose ngadalësimin e përparimit të ndryshimeve brenda zemrës.

Lëngjet, ujë apo çaj në qoftë, janë thelbësore për një sërë funksionesh trupore, ndër të tjera për të pompuar gjakun në mënyrë efikase.

 

Të qënit i hidratuar është thelbësor për të mbështetur funksionin e enëve të gjakut dhe rrjedhimisht qarkullimin.

Megjithatë , për t’u kujdesur për zemrën, ekspertët rekomandojnë ushtrime të rregullta, mospirjen e duhanit, konsumin e moderuar të alkoolit dhe kafeinës si dhe një dietë të shëndetshme.