
Çfarë po ndodh me letërsinë shqipe? Klodi Leka flet për autorët dhe vlerësimin e munguar
Shqipëria jonë e vogël është e mbushur plot me vlera, një prej tyre është edhe letërsia. Letërsia shqipe ka shumë autorë të mirë modernë prej të cilëve mund të mësojmë shumë.
Viteve të fundit kjo letërsi duket sikur është lënë pak në harresë nga lexuesit. Pikërisht për këto folëm me Klodi Lekën, aktivist dhe studiues i antropologjisë kulturore, i cili përveçse lexon, edhe shkruan.