Çfarë paralajmëron Berisha për 20 shkurtin?

Ish-Kryeministri Sali Berisha fton të gjithë fermerët që me mjetet e tyre t’i bashkohen protestës së 20 Shkurtit në Tiranë.

Thirrja e tij erdhi në fjalën e mbajtur gjatë protestës së pasdites se djeshme.

Berisha tha se protesta e thirrur do t’i japë atë që meriton tiranisë së hajdutëve qeveritarëve (qeverisë).

Ai theksoi se drejtësia në Shqipëri jo vetëm nuk ekziston, por në mënyrën më tragjike serviret si model, si suksesi i sukseseve.