AlbanianEnglish

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me BE-në?

Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian. Komisioni Europian do të nisë ekipet që do t’i bashkëngjiten administratës shtetërore në Shqipëri, ku do të kontrollojë ligjet dhe zbatimin e tyre. Me përafrimin e këtyre ligjeve do të hapen dhe mbyllen kapituj me sukses ose dështim, që në total do të jenë 35.

Kapitulli i parë me të cilin do të nisë procesi i negociatave është ai i të drejtave themelore të njeriut dhe më pas do të ketë kapituj për reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, liria e medias etj. Më pas do të ketë kapituj dhe për lidhjet ekonomike dhe tregtare. Ky proces do të ndiqet hap pas hapi nga Komisioni Europian. Ky proces pritet të zgjasë disa vite.

You don't have permission to register