
Çfarë ndodh nëse vishni xhinse gjithë ditën?
Xhinset e ngushta kanë qenë në stil prej vitesh dhe janë ende në trend në vitin 2022. Edhe pse në fund të ditës mund të ndiheni shumë të lodhur për të ndërruar rrobat pasi jeni kthyer në shtëpi pas një dite të gjatë, është më mirë t’i hiqni ato dhe të zgjidhni diçka më të lirshme. Në fakt, veshja e xhinseve të ngushta shumë shpesh dhe për një periudhë të gjatë kohore mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni.
- Mund t’ju lëndojë këmbët.
Sado në modë të jenë xhinset e ngushta, është mirë të ndërroni shpesh stil dhe t’i hiqni sapo të shkoni në shtëpi. Xhinse të ngushta mund të dëmtojë muskujt dhe nervat e këmbës. Kombinimi i xhinseve të ngushta dhe rripave të ngushtë mund të shkaktojë gjithashtu mpirje, dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në pjesën e përparme të kofshëve, një gjendje e njohur edhe si “Sindroma e Pantallonave të Ngushta”.
- Ngadalëson qarkullimin e gjakut.
Nëse keni i keni ndjerë ndonjëherë këmbët e rënda dhe të lodhura, është më mirë të zgjidhni pantallona më komode. Veshja e rrobave që janë të ngushta rreth belit mund të zvogëlojë qarkullimin e gjakut dhe ta bëjë më të vështirë për venat tuaja të pompojnë gjakun drejt zemrës dhe organeve të tjera.
- Mund të përkeqësojë shëndetin e stomakut.
Me siguri e keni vënë re se xhinset mund të lënë shenja rreth belit nëse i mbani për një kohë të gjatë. Veshjet e ngushta që ushtrojnë presion në bark, mund të shkaktojnë refluksin acidi (aciditeti i lartë i stomakut), një nga problemet më të zakonshme të stomakut nga e cilat vuajnë shumë njerëz. Edhe nëse jeni plotësisht i shëndetshëm dhe nuk keni vuajtur ndonjëherë nga refluksi, ju mund ta zhvilloni si problem nëse vishni rroba të ngushta rregullisht për 2 javë.
- Ndikon në posturë.
Ndërsa veshja e xhinseve të ngushta mund t’ju bëjë të ndiheni “të mbledhur”, në terma afatgjatë, kjo mund t’ju bëjë të përkuleni. Xhinset e ngushta prishin ekuilibrin e shëndetshëm midis pjesës së poshtme të shpinës dhe ijeve, dhe për shkak se mund të shkaktojnë përkulje të tepruar të shpinës.
- Nuk janë të shëndetshme për aparatin riprodhues.
Nuk ka dyshim se xhinset e ngushta janë klasike, por veshja e tyre çdo ditë mund të rrisë rrezikun për të përjetuar disa infeksione. Një prej tyre është vulvodinia, një gjendje e karakterizuar nga dhimbje kronike në zonën tuaj private. Studiuesit kanë zbuluar se gratë që veshin xhinse të ngushta 4 ose më shumë herë në javë kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë vulvodininë sesa ato që nuk veshin kurrë pantallona të ngushta.