Çfarë ndodh nëse reduktojmë kohën që shpenzojmë në rrjetet sociale?

Mediat sociale i duam, por jemi të vetëdijshëm edhe për efektet negative për shkak të khës së gjatë të përdorimit.

Shumë studime tregojnë se mund të ketë një efekt negativ në vetëvlerësimin dhe shëndetin mendor.

Por përpjekja për të shkurtuar kohën tuaj në gjëra të tilla si TikTok, Twitter, Snapchat dhe Instagram mund të duket si një kërkesë e madhe, duke pasur parasysh se për shumë prej nesh, ato janë kaq të ngulitura në jetën tonë të përditshme.

Një studim i ri ka zbuluar se nuk keni nevojë të zbatoni një detoksifikim total dixhital për të ‘korrur’ shpërblimet.

Hulumtimet zbulojnë se zvogëlimi i kohës tuaj në mediat sociale me vetëm 15 minuta në ditë mund të përmirësojë shëndetin tuaj.

Studimi i publikuar në Journal of Technology in Behavioral Science u kërkoi pjesëmarrësve (të moshës 20 deri në 25 vjeç) të reduktonin përdorimin e tyre të mediave sociale me 15 minuta në ditë, për tre muaj.

Rezultatet u krahasuan me grupet që nuk iu kërkua të reduktonin përdorimin e tyre, ose u kërkua në mënyrë eksplicite të bënin diçka tjetër gjatë atyre 15 minutave.

Rezultatet zbuluan se grupit të cilit iu kërkua të reduktonin përdorimin e tyre kishin gjumë më të mirë dhe ishin më pak të depresionuar.

Kishte një përmirësim 15% në funksionin imunitar, një përmirësim 50% në cilësinë e gjumit dhe 30% më pak simptoma depresive.

Grupit të cilit iu kërkua në mënyrë specifike të bënte diçka tjetër përveç mediave sociale, gjithashtu përfundoi duke rritur përdorimin e tyre të përgjithshëm, me rreth 25 minuta në ditë gjë që shkencëtarët thonë se mund të tregojë se nuk na pëlqen të na thonë se si ta kalojmë kohën tonë.

Profesor Phil Reed, nga Shkolla e Psikologjisë e Universitetit Sëansea, i cili kreu studimin, tha: “Kur njerëzit reduktojnë përdorimin e mediave sociale, jeta e tyre mund të përmirësohet në shumë mënyra – duke përfshirë përfitimet për shëndetin e tyre fizik dhe mirëqenien psikologjike”.

*Tibo News