
Çfarë ndodh kur i kërcisni gishtat?
Ekziston prej kohësh një mit se kërcitja e gishtave mund të dëmtojë duart tuaja. Tingulli që bën kur gishtat kërciten, mund të jetë një tingull jo shumë i këndshëm për disa njerëz, por çfarë i bën ato zhurma dhe a është në të vërtetë e keqe kërcitja e gishtave?
Ka një hapësirë në nyjet tuaja të mbushura me lëng sinovial, një lëng që redukton fërkimin në nyje kur lëvizni. Ai përmban gazra (oksigjen, azot dhe dioksid karboni).
Kur kërcisni një gisht, ju e shtrini këtë hapësirë midis kockave. Kjo hapësirë në zgjerim krijon presion negativ, si vakum, që thith lëngun sinovial duke formuar flluska, të cilat më pas plasin dhe kjo është ajo zhurma që ju dëgjoni.
Shumica e burimeve mjekësore pajtohen me faktin se nëse nuk përjetoni dhimbje kur kërcisni gishtat, ndoshta është më mirë që ta vazhdoni ta bëni atë. Studiuesit nuk kanë arritur kurrë ta lidhin fenomenin e kërcitjes së gishtave me sëmundjen e artritit, siç pretendojnë shumë njerëz.
Nga ana tjetër, një studim i vitit 1990, ku morën pjesë 300 njerëz, zbuloi se kërcitja e gishtave për një periudhë të gjatë kohore çoi në ënjtje të duarve dhe ulje të forcës së kapjes e lëvizjes, por nuk ka pasur ndonjë kërkim tjetër të mëtejshëm që të arrinte ta vërtetonte nga ana shkencore.