Çfarë mendon Victoria Beckham për vajzat e dobëta?

Victoria Beckham beson se njerëzit që duan të kenë një trup të dobët kanë një koncept të modës së vjetër. Guruja e modës thotë se gratë moderne po ndjekin një tjetër linjë dhe në fakt nuk po kërkojnë më të jenë të dobëta.

Gjatë një interviste, Victoria Beckham tha: Është një qëndrim i modës së vjetër të duash të jesh e dobët! Mendoj se femrat sot duan të duken të shëndetshme dhe me forma të lakuara. Ata duan të kenë më shumë lekurë të shëndetshme dhe të trajtuar sesa thjesht të jenë të dobëta.

Victoria vijoi duke thënë se linja e saj e veshjeve duket më bukur tek gratë e mbushura, dhe për faktin që vetë gjithmonë ka qenë elegante thotë se ka të bëjë thjesht me metabolizmin e saj dhe nuk është privuar të shijojë ushqime apo në stilin e veshjes.

“Gjithsesi unë them se ka të bëjë më shumë me faktin se si ndihesh, duhet të jesh e lumtur sido që të jesh në pamjen fizike”.

Ndërsa në të kaluarën e afërt të qenit e dobët ose e hollë ishte standardi i bukurisë për femrat, këto ditë çdo femër dëshiron një trup të bukur, të mbushur dhe me forma femërore.

Përveç vajzës Harper, 11 vjeçe Victoria dhe David Beckham janë prindër të tre djemve: Brooklyn, 23, Romeo, 19 dhe Cruz, 17 vjeç.

Ish ylli i Spice Girl dhe futbollisti David u takuan për herë të parë në vitin 1997 dhe u martuan në vitin 1999.

*Tibo News.