Çfarë lloj turisti jeni sipas shenjës së Horoskopit

Me lehtësimin e masave anti-Covid për udhëtimet, ka pasur një rritje të ndjeshme të rezervimeve për pushimet e verës së vitit 2022. Por ku janë bërë më shumë rezervime? Çfarë duan njerëzit? Dëshirat sigurisht janë të ndryshme e duket se këtu ndikon edhe shenja e horoskopit.

Zbuloni preferencat dhe rekomandimet për pushimet ideale të çdo shenje.

Dashi

Festat janë padyshim në listën tuaj kur vjen puna tek pushimet. Dashi adhuron vende ku ka festivale, karnavale dhe evente të ndryshme. Sa më shumë, sa më të mëdha aq më mirë. Pavarësisht moshës, dashi gjithmonë kërkon të argëtohet, pavarësisht se në cilin vend ndodhet.

Destinacionet e rekomanduara:  New Orleans, Berlin, Thailand.

Demi

Demi preferon udhëtime të qeta, dhe të shtrira në kohë. Deshiron të njohë kulturën e vendeve, ushqimin dhe muzikën. Për demin një udhëtim ka për qëllim të edukojë dhe të përcjellë emocione. E konsideron pjesë të përvojës që çdo njeri  duhet ta ketë.

Destinacionet ideale të pushimeve për Demin: Lundrime dhe udhëtime me tren në të gjithë Evropën.

Binjakët

Udhëtarë në shpirt. Binjakët konsiderohen Piter Pan të Zodiakut pasi iu pëlqen të udhëtojnë nga një vend në një vend tjetër. Kanë një botë të brendshme prej fëmije dhe kërkojnë gjithmonë gjëra të reja, aventura, emocione, lojëra. Preferojnë resortet që i kanë të gjitha të përfshira.

Destinacionet ideale të pushimeve për Binjakët: Çdo vendpushim i Disney World; Tokio, Orlando, Kaliforni, Shangai, Paris etj.

Gaforrja

Gaforrja preferon romancën dhe ambientet romantike. Imagjinata e tyre frymëzohet më së shumti nga ambientet e këndshme, të çudtishme dhe komode, duke njohur kulturëne huaj, duke flirtuar me të huajt tërheqës, duke parë çifte të cilët ju ngjallin kureshtjen se si dashurojnë.  Pra vendet ku mund të ‘spiunoni’ ju përshtaten më shumë.

Destinacionet ideale të pushimeve për gaforren: Paris, Venecia, Seville, Vjenë.

Luani:

Nxehtësia, rrezet e diellit, klimat tropikale, drita e bollshme dhe ajri i pastër drejtojnë zgjedhjet tuaja. Ju pëlqen të ngroheni në diell, si kafsha juaj shpirtërore, luani, dhe të shikoni mrekullitë e botës.

Dhe më pas, me një lëvizje kaloni në modalitetin “gjuetar” dhe dilni për të gjetur patjetër diçka për t’u marrë.

Destinacionet ideale të pushimeve për Luanin: Meksikë, Haëaii, Marbella, Australi.

Virgjëresha

Njihet si dashamirësja e kulturës. Historia dhe kultura e një vendi vërtetë që e intrigon, sepse i pëlqen të mësojë dhe të kuptojë se si njerëzit e tjerë jetojnë dhe çfarë bëjnë në kohën e lirë. Duan të dinë gjithçka dhe të bëjnë krahasime.

Destinacionet ideale të pushimeve për Virgjëreshën: Firence, Athinë, Budapest, Khajuraho.

Peshorja

Njihet si shenja e sofistikuar, udhëhiqet nga Venusi dhe kanë një sy të mprehtë për të bukurën. Duan harmoninë dhe ekuilibrin, dëshira pafund dhe kënaqësi. Nuk i kanë shumë qejf udhëtimet spontane me vetëm një çantë mbi shpinë, kërkojnë festa luksoze, vende të bukura ku mund të njohin njerëz interesantë dhe shumë relaks, pa përmendur shooping.

Destinacionet ideale të pushimeve për Peshoren: Firence, Barossa Valley, Dubai, Guadalupe

Akrepi

Akrepi magjepset nga vendet misterioze, me aktivitete paranormale, të çuditshme, të rrezikshme dhe me histori të errëta. I pëlqen historitë dhe ndjen interes të veçantë për gjërat që dëgjon. Vizita e shtëpive të përhumbura dhe plot mister është argëtim për një akrep.

Destinacionet ideale të pushimeve për Akrepin: Salem, Londër, Transilvani, Rosëell.

Shigjetari

Nuk mund të pranoni asgjë, kur bëhet fjalë për kohën tuaj të pushimeve. Shigjetari kërkon thjesht një destinacion të përgjithshëm, kohë dhe hapësirë për të eksploruar vendet dhe gjërat që dëshiron. Nuk ka orar, apo një plan të menduar paraprakisht.

Destinacionet ideale të pushimeve për Shigjetarin: Australia, India, Kili, Meksika.

Bricjapi

Adhurojnë udhëtimet e klasit të parë, luksin dhe vendet VIP. Bricjapi punon vërtetë shumë dhe pushimet i konsideron të shenjta. Kudo që duan të shkojnë kërkojnë të reklaksohen dhe të tjerët të shërbejnë për to. Para se të shkojë në një udhëtim, interesohet se ku shkojnë zakonisht të pasurit.

Destinacionet ideale për pushime për Bricjapin: Seychelles, Maldive, Aspen, St Barths.

Ujori

Ekscentrik, i çuditshëm, unik. Këto janë fjalë që njerëzit përdorin kur ju përshkruajnë, dhe kjo vlen edhe për stilin dhe zgjedhjet e udhëtimit.

Nuk ju pëlqen të ndiqni rrugën ose të shkoni atje ku janë turmat. Ju jeni një “birësues i hershëm” natyror, që do të thotë se jeni gjithmonë pak më përpara se të tjerët. Cilido qoftë vendi sekret i pazbuluar që po shkojnë vetëm ata që e dinë, është vendi ku do të gjendeni edhe ju.

Destinacionet ideale për pushime për Ujorin: Japoni, Seul, Seattle, Butan.

Peshqit

Pushimet e peshqve kanë të bëjnë me arratisjen, dhe energjitë e reja. Kanë shpirt të butë dhe kërkojnë medoemos të pushojnë. Nuk duan vende të ftohta, nuk duan stres, por vende të ngrohta ku mund të shijojnë të vetëm çdo gjë të re.

Destinacionet ideale të pushimeve për Peshqit: Bali, Goa, Tajlandë, Greqi.