Tibo-Vox: Çfarë librash u blenë në panair? Flasin qytetarët

Panairi i Librit, traditë e përvitshme tanimë vazhdon të bëjë bashkë autorët, lexuesit dhe shtëpitë botuese edhe në këtë edicion të 25-të.

Vitet e fundit duket sikur numri i lexuesve është në rënie dhe të paktë janë ata që vazhdojnë të jenë miq të rregullt të librit. Tibo News pyeti qytetarët që gjeti nëpër stendat e shtëpive botuese mbi librat që kishin përzgjedhur, ku mes tyre ishin “Libri i zi”, “Dëborë bie në Tiranë”, “Fillon me ne” dhe  “Mbaron me ne”.