
Çfarë kuptimi ka rrethi, trekëndëshi dhe katrori në etiketat e veshjeve të Zara-s?
Shumica prej nesh kanë të paktën një artikull Zara në dollap, qoftë fustan apo një bluzë e thjeshtë.
Por a i keni parë ndonjëherë nga afër etiketat në veshjet tuaja?
Disa etiketa Zara shfaqin forma të vogla mbi to, rrathë, trekëndësha dhe katrorë.
Natyrisht, ka shumë njerëz që mendojnë nëse simbolet janë një lloj kodi dhe kryesisht në TikTok kanë teoritë e tyre.
Një përdorues komenton: “Kam parë një gjë në TikTok në lidhje me Zara-n, ku nëse etiketa ka një rreth është masa e madhe, trekëndëshi do të thotë masë e vogël dhe katror nëse është masë standarde.
Por para se të filloni të kontrolloni veshjet e Zara-s, të theksohet se kjo nuk është ajo që nënkuptojnë simbolet.
Ata shërbejnë për një qëllim shumë të ndryshëm por tepër të dobishëm.
Punonjës nga ekipi i Zara-s tregojnë: “Këto simbole referojnë seksione specifike brenda dyqanit për të mbështetur kolegët që të dinë se ku të vendosin artikujt.
Në thelb, ato janë një plan për punonjësit e Zara-s që duhet të ndjekin kështu që ata e dinë se cilat pjesë shkojnë ku dhe kur i varin në dyqane.
Diçka që padyshim është shumë e dobishme, duke marrë parasysh kthimin e shpejtë të veshjeve Zara në dyqane.