
Çfarë janë sanksionet, rasti i Rusisë dhe pse bota nuk e ka të lehtë ta ndëshkojë?
Vendet Perëndimore kanë vendosur të ndëshkojnë Rusinë me sanksione, për shkak se ka nisur sulmet e para ushtarake në atë që po shihet si një pushtim i Ukrainës. Në terma të tjerë, kjo paketë masash ndëshkuese njihet me termin sanksione, të cilat në rastin e Rusisë kanë për synim për të goditur ekonominë e saj dhe për të detyruar presidentin Vladimir Putin të tërhiqet nga veprimet ushtarake.
Por çfarë janë sanksionet konkretisht?
Sanksionet janë dënime të vendosura nga një vend kundrejt një vendi tjetër, shpesh me qëllimin që të ndalojë së vepruari në mënyrë agresive ose së shkeluri ligjin ndërkombëtar. Sanksionet janë krijuar shpesh për të dëmtuar ekonominë e një vendi, ose financat e disa personave, siç janë politikanët kryesorë. Ato mund të përfshijnë ndalime udhëtimi dhe embargo armësh. Këto janë ndër masat më të ashpra që kombet mund të përdorin, pa shkuar në luftë.
Por çfarë sanksionesh po vendosin vendet perëndimore?
BE po shqyrton një paketë sanksionesh masive për të bllokuar aksesin e Rusisë në teknologji dhe tregjet financiare. Masat nga SHBA, Britania dhe BE, synonojnë bankat dhe individët rusë, si dhe bllokimin e Rusisë për të qenë pjesë e tregjeve perëndimore. Sanksionet e Amerikës duan të dëmtojnë aftësinë e Rusisë për të financuar zhvillime të armatimeve. Kancelari gjerman ndërkaq ka pezulluar lejen për punimet në gazsjellësin Nord Stream 2 që kalon nga Rusia në Gjermani.
Me çfarë sanksionesh të tjera mund të përballet Rusia tani?
Disa nga opsionet e tjera janë:
-Përjashtimi i Rusisë nga sistemi i njohur me emrin Swift.
Zyrtarët në Ukrainë kanë kërkuar që kjo masë të imponohet menjëherë. Swift është një sistem bankar që lejon transaksione të shpejta midis llogarive në 200 vende të ndryshme dhe përdoret nga mijëra institucione financiare në mbarë botën. Ai ka bazën në Belgjikë dhe fillimisht ndaloi Iranin nga sistemi i tij në vitin 2012, pasi u vu nën presionin e SHBA-së. Ndalimi i Rusisë nga Swft do të vononte pagesat që merr Rusia për eksportet e naftës dhe gazit, të cilat janë në dollarë. Kjo mund të prishë masivisht financat e vendit, por gjithashtu do të kishte një ndikim serioz edhe në shumë vende të tjera.
Nëse kjo masë vendoset, Europa do të vuante nga pagesat e naftës dhe gazit rus. Gjithashtu Rusia do të shikonte opsione të tjera për të marrë pagesat përveç sistemit Sëift, siç është Sistemi Kinez i Pagesave Ndërbankare e Ndërkufitare. Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk ka gjasa ta përdorë këtë masë, as BE duket se nuk i leverdis.
-Një tjetër masë e mundshme është bllokimi i eksporteve të gazit dhe naftës ruse
Ky do të ishte sanksioni më i ashpër ndaj Rusisë. Megjithatë, nëse kombet evropiane do të refuzonin të blinin naftë dhe gaz nga Rusia, ata do të shkaktonin dëme masive për veten e tyre. Rusia furnizon 26% të naftës së saj bruto dhe 38% të gazit të rajonit. Edhe një shkurtim i shkurtër i furnizimit me gaz do të rriste çmimet e energjisë edhe më të larta nga sa janë tashmë dhe do të rriste inflacionin. Përveç kësaj, Rusia mund të ridrejtojë eksportet e saj të naftës dhe gazit drejt klientëve të tjerë, si Kina.
-A do ishte goditje ndalimi i Rusisë nga përdorimi i dollarit amerikan?
SHBA mund të ndalojë Rusinë nga transaksionet financiare që përfshijnë dollarë amerikanë. Çdo firmë perëndimore që lejonte një institucion rus të merrej me dollarë do të përballej me gjoba. Meqenëse e gjithë nafta në botë blihet dhe shitet duke përdorur dollarë amerikanë, kjo mund të ndikojë rëndë të ardhurat e naftës të Rusisë. Megjithatë, nëse Rusia do të reduktonte eksportet e naftës si përgjigje, kjo do të krijonte një mungesë të madhe botërore. Ndalimi i Rusisë nga dollari do të ishte edhe më i dëmshëm nëse monedhat e tjera kryesore do të bënin të njëjtën gjë. Boris Johnson ka kërcënuar se do të ndalojë kompanitë ruse të përdorin paundin britanik.
-Bankat në listën e zezë:
SHBA, BE dhe Britania e Madhe kanë futur tashmë në listën e zezë një numër bankash ruse, duke e bërë pothuajse të pamundur për to kryerjen e transaksioneve ndërkombëtare. Vendosja e më shumë prej tyre në listën e zezë mund të nënkuptojë se Moska do të përballet me një rënie të madhe të monedhës së saj, rublës dhe hyrjes në një krizë financiare. Qeverisë ruse do t’i duhej të shpëtonte sistemin bankar, me shpenzime të mëdha. Megjithatë, kjo do të dëmtonte investitorët perëndimorë. Përveç kësaj, Rusia ka rezerva prej mbi 630 miliardë dollarësh (në bankën e saj qendrore për t’u mbrojtur kundër goditjeve të tilla ekonomike.
-Bllokimi i eksportit të materialeve të teknologjisë së lartë në Rusi
Për shembull, SHBA mund të ndalojë kompanitë të shesin mallra të tilla si mikroçipet gjysmëpërçues. Këto përdoren në çdo gjë, nga makinat tek telefonat inteligjentë. Kjo do të ndikonte jo vetëm në sektorët e mbrojtjes dhe të hapësirës ajrore të Rusisë, por në të gjitha pjesët e ekonomisë së saj, megjithëse do të dëmtonte gjithashtu kompanitë perëndimore.
-Kufizimi i aksesit të Rusisë në institucionet financiare të Londrës.
Shkalla e parave ruse në banka dhe prona në Britaninë e Madhe është e një niveli të tillë sa kryeqyteti i Britanisë njihet edhe me pseudonimin “Londongrad”. Ka patur diskutime dhe plane për të kërkuar llogari mbi çdo para ruse në këtë vend, por deri më tani, asnjë prej tyre nu kështë vende në zbatim.