Çfarë i ndodhi Kim Kardashian kur ndoqi dietën për të veshur fustanin e Marilyn Monroe

Kim Kardashian ka zbuluar se dieta intensive tre-javore që ndoqi për të veshur fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala e la atë me komplikime të rënda shëndetësore.
41 vjeçarja humbi 16 kilogramë për t’u përshtatur me fustanin “Happy Birthday Mr President” që Marilyn kishte veshur dikur.

Kim zbuloi se dieta nga tërësisht me bazë bimore me bazë mishi dhe shumë ujë i kishte shkaktuar psoriasis dhe artrit në duart e saj.

Në intervistën për Allure ajo deklaroi: “Psoriasis shpërtheu mbi trupin tim, pësova artrit psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja duart. Më duhej të shkoja te një reumatolog që më dha steroid. Largova mishin nga dieta dhe u përmirësova. Nuk kam pirë aq shumë ujë në jetën time’.

Kim ndoqi një dietë të rreptë pa karbohidrate ose sheqer për tre javë në mënyrë që të përshtatej me fustanin e Met Gala në maj, pasi fillimisht nuk ishte në gjendje të vishte fustanin.

*Tibo News