AlbanianEnglish

Çfarë i bën për të qarë shenjat e horoskopit?

Ditët jo shumë të mira janë të pranishme për këdo, ku shpesh ndodh të shoqërohen edhe me lot. Dikush më shumë apo dikush më pak, mënyrat e shprehjeve të ndjesisë janë në varësi të tipeve. Ka disa shenja të zodiakut që kanë arsye të veçanta që i çojnë në pikën e të qarit.

Ne do t’ju tregojmë arsyet pse mund të qajnë këto shenja.

  • Dashi

Dashi nuk e ka të lehtë të qajë, po në momentin që zhgënjehet nga njerëzit që do, nuk u shpëton lotëve. Kjo shenjë përpiqet të të reagojë me krenari dhe t’i fshehë plagët, por raste të tilla janë ato që i bëjnë të dorëzohen në lot.

  • Demi

Mund të themi që edhe për këtë shenjë, vlen e njëjta gjë. Demi kur qan mundohet të sigurohet që u ka shpëtuar të gjithë syve. Të qarat e një demi vijnë kur ndodhin ndryshime të mëdha në jetë, ndryshime që nuk i do.

  • Binjakët

Kjo shenjë derdh lot në momentet kur ndihet e braktisur dhe nga vetmia. Duke qenë se është shenjë e shoqërueshme dhe komunikuese, trishtohet nga vetvetja dhe melankolia.

  • Gaforrja

Shenja e gaforres është në grupin e shenjave më emocionale. Gjithmonë përpiqet t’i japë vetes forcë, por në moment kritikash, keqkuptimesh apo gjykimeve negative e të pamerituara, dorëzohet në lot.

  • Luani

Një nga shenjat më krenare padyshim që do e ketë të vështirë të qajë. Luani qan në momentin kur i duhet të pranojë se nuk mund të ketë kontroll dhe s’mund ta ndryshojë situatën në të cilën ndodhet. Ky rast mund të jetë ndarje, lamtumirë ose grindje.

  • Virgjëresha

Shenja e virgjëreshës qan kur nuk ndjen veten të fuqishme. Në momentin që gjërat marrin kthesë krejtësisht të kundërt me dëshirat e saj, lotët e saj janë të pranishëm.

  • Peshorja

Keqkuptimi është gjë që kjo shenjë nuk e duron dot dhe është pikërisht ky momenti kur mbytet në lot. Në momentin që ndihet viktimë e padrejtësish, peshorja nuk i kursen lotët.  Ajo padyshim që përpiqet t’i shmangë, këto janë raste që nuk kanë gjithmonë sukses.

  • Akrepi

Akrepi nuk është shenjë që qan shpesh, ndaj duhet të jetë ose i zemëruar, ose i rrëmbyer nga valët e kujtimeve dhe kthimi në ditët e shkuara.

  • Shigjetari

Zhgënjimi është i dhimbshëm për këdo, sidomos për shigjetarin. Kur kjo shenjë nuk arrin qëllimet, lidhet pas ngarkesave dhe përgjegjësitë, ndihet sikur ka çdo gjë jashtë kontrolli, mbushet në lot.

  • Bricjapi

Kjo shenjë e periudhave të ftohta, qan kur nuk arrin të menaxhojë presionin e nënshtruar. Ai e gjen veten duke marrë më shumë angazhime nga ç’mund të menaxhojë dhe rrjedhimisht kur përfundon i grumbulluar me shumë gjëra, shfryhet duke qarë.

  • Ujori

Në momentin që një ujori i tradhtohet besimi, nuk ka lot që mund të shpëtojë pa dalë. Pavarësisht kësaj, është shenjë që e ka të vështirë të pranoje këtë gjë, veç rasteve kur është lënduar thellësisht.

  • Peshqit

Kjo shenjë shpesh përjeton me dëshirë momentet e trishtimit, por ajo që i dhëmb më shumë dhe që e vret vërtetë, është tradhtia, mosbesimi apo keqkuptimi nga personi që duan.

 

You don't have permission to register