
Çfarë i bën njerëzit kaq tërheqës?
Ndonjëherë nuk e kuptojmë arsyen pse disa njerëz na duken shumë tërheqës, por në fakt pas kësaj qëndrojnë një grumbull cilësish që i bëjnë ata të tillë.
Disa prej tyre, që në dukje janë krejtësisht të zakonshme, mund t’i gjeni më poshtë.
- Arrijnë të mendojnë shpejt dhe rrjedhimisht janë bashkëbisedues të shkëlqyer
Karizma është një nga cilësitë që i bën të dallueshëm dhe një studim i fundit tregon se pikërisht kjo lidhet ngushtë me aftësinë për të menduar shpejt.
Studimet kanë zbuluar se sa më të shpejtë ta ketë dikush të menduarit, aq më i pëlqyeshëm bëhet ai nga të tjerët.
- U lexohet vetëbesimi në fytyrë
Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve.
Kjo nuk do të thotë se duhet që në këtë mënyrë të bëheni arrogantë.
Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, pasi nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqendrohesh prej vetes tënde.
- Janë origjinalë
Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnik, ajo që i bën ata aq të lumtur.
Një studim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm.
Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes pranë, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën, çka përmirëson në mënyrë direkte mirëqenien.
- Flasin rrjedhshëm
Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e shfaqin veten tërë hijeshi në çdo bisedë.
Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi.
Kjo është një aftësi, ata kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje.
- Humori i mirë
Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë.
Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi.
Nëse ke një humor të mirë, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore.