Çfarë është norma bazë e interesit?

Interesi si koncept ekonomik është kostoja e të marrit borxh ose shpërblimi i të kursyerit para. Pak a shumë çmimi që paguan apo fiton kur huazon apo depoziton në banka.

Interesi matet me përqindje ose normë. Norma më e rëndësishme e interesit që ndikon në ekonominë e përgjithshme vendoset nga Banka Qendrore e një vendi dhe quhet “norma bazë e interesit”.

Banka Qendrore u huazon para bankave tregtare, të cilat më pas u huazojnë kompanive apo njerëzve duke u aplikuar interesa. Synimi është gjithmonë që këto huazime të gjenerojnë më shumë shpenzime për investime dhe ekonomi të shëndetshme.

Kur bankat qendrore ulin normat bazë të interesit, kursimet bëhen më pak të leverdishme. Kjo nxit kompanitë që të kërkojnë huazime për të investuar në planet e tyre të biznesit për më shumë fitime.

Në rastet e individëve, norma e ulët i bën më të qetë për të marrë kredi për shtëpi apo makina.

Synimi kryesor i bankave qendrore është që të mundësojnë kushtet për rritje ekonomike, valutë të qëndrueshme dhe inflacion të ulët.

Kur çmimet rriten shpejt, Banka Qendrore mundet ta lehtësojë ekonominë duke rritur normën e interesit, kjo i bën të paleverdishme kreditë. Njerëzit nxiten të kursejnë dhe të konsumojnë më pak si rrjedhojë kompanitë apo familjet mendohen dy-tre herë përpara se të planifikojnë investimet e tyre.

Në këtë situatë ulje të fuqisë blerëse, tregtarët do të duhet të ulin çmimet për të mbajtur në interes blerësit potencial. I gjithë ky reaksion zinxhir ul edhe inflacionin.

Rritja e normës së interesit ndikon shumë te familjet që kanë marrë kredi, pasi kjo sjell rritje të pagesave mujore. Pra pak-a-shumë norma bazë e interesit ndikon te e gjithë popullsia.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP/TIBO-News.