
Çfarë është neutraliteti sipas stilit austriak dhe suedez
Për vite me radhë Ukraina ka dëshiruar që të bëhet pjesë e NATO-s, një gjë e cila do ta rriste ushtrinë e saj përball agresionit rus, por shanset për antarësim duket se mbeten të pakta. Ndërkohë nga ana tjetër, Rusia refuzon akuzat perëndimore se do të ndikojë në Ukrainë dhe pretendon se dëshira e saj kryesore është që Ukraina të jetë neutrale dhe jashtë NATO-s.
Por më 24 shkurt, Rusia nisi pushtimin e Ukrainës dhe pas gati 3 javë luftë, duket se Ukraina nuk po insiston më për anëtarësimin në NATO dhe nuk ka përjashtuar bisedimet për neutralitetin e mundshëm të vendit në negociatat me Rusinë. Ndërkohë që është përmendur edhe rasti i neutralitetit të Suedisë dhe Austrisë, si një model që mund të ndiqet nga Ukraina.
Në të drejtën ndërkombëtare, neutraliteti nënkupton detyrimin e një shteti, i shkaktuar nga deklarata ose detyrimi i njëanshëm, për të mos ndërhyrë në konfliktet ushtarake të shteteve të treta. Shembuj të neutralitetit janw Zvicra, Irlanda, Suedia, Finlanda dhe Austria, ku katër këto të fundit janë shtete post-neutrale pasi janë pjesë e Bashkimit Europian. Rastet e Suedisë dhe Austrisë janë të ndryshëm sa i përket arsyes së neutralitetit por i njëjtë sa i përket angazhimeve ndërkombëtare, për të mos iu bashkëngjitur ndonjë aleance apo ndonjë konflikti ushtarak të palëve të treta.
Pse Austria është Neutrale
Austria është e detyruar për neutralitet nga Traktati i Shtetit Austriak i vitit 1955 dhe kushtetuta e saj, e cila ndalon hyrjen në aleanca dhe krijimin e bazave të huaja ushtarake në territorin e tyre. Neutraliteti austriak është në fakt i detyruar. Territori i Austrisë ishte i pushtuar nga forcat aleate e Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1955. Po këtë vit, Bashkimi Sovjetik, në memorandumin e Moskës, kërkoi neutralitetin e Austrisë sipas modelit të Zvicrës dhe shprehu gatishmërinë për zotimet e katër fuqive për integritetin dhe paprekshmërinë e territorit. Të gjitha vendet me të cilat Austria kishte marrëdhënie diplomatike ratifikuan Traktatin e Shtetit Austriak.
Pse Suedia është neutrale
Suedia e mbështet politikën e saj të neutralitetit në traditë dhe jo në një traktat ndërkombëtar. Gjatë konflikteve ushtarake në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, Suedia ruajti statusin e saj neutral. Ky status u shpall zyrtarisht nga Mbreti Gustav XIV 14. Suedia kishte qenë prej kohësh një fuqi e fortë ushtarake, por ajo e përshtati politikën e neutralitetit me interesat e saj politike. Në vitin 1941 lejoi forcat gjermane të kalonin tranzit përmes territorit suedez në frontin finlandez, dhe në të njëjtën kohë mbronte refugjatët nga nazizmi. Pas vitit 1945, Suedia vendosi të ruajë statusin e saj neutral. Siguria e Suedisë varej fort nga statusi i Finlandës dhe indirekt edhe nga politika e Bashkimit të republikave socialiste sovjetike ndaj Finlandës.