
Çfarë është G-7-ta dhe si ndryshoi ndër vite ky organizim
G-7-ta përfshin shtatë nga shtetet më të zhvilluara industriale në botë, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Japonia.
Çdo vit udhëheqësit e shteteve të G-7-ës marrin pjesë në mbledhjet e organizuara nga vendet që mbajnë presidencën, kjo përgjegjësi kalohet me rotacion mes vendeve anëtare.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon OKB-ja
Në fillim grupimi ishte mes pesë shtetesh. Ishte viti 1973 kur SHBA-ja, Japonia, Gjermania Perëndimore, Franca dhe Britania e Madhe vendosnin direktiva konkrete për prodhimin industrial. Takimet e përvitshme të ministrave të financave të këtyre vendeve nisën të diktonin ekonominë mbarë botërore.
Në vitin 1976 u mbajt mbledhja e parë me temë qendrore menaxhimin e një krize të thellë për botën, që ishte ajo e naftës. Kjo mbledhje, e cila u mbajt në Rambuje të Francës, la të hapur mundësinë e zgjerimit, me Italinë që e ktheu grupimin në G-6.
Kur grupimi u ritakua sërish brenda të njëjtit vit, Kanadaja iu bashkua nismave industriale duke e kthyer përfundimisht në G-7.
Lexo: Kur u krijua dhe si funksionon NATO
Por ndryshime të tjera ndodhën vite më vonë. Kur ndryshimet politike rrënuan Bashkimin Sovjetik dhe Rusia u përfshi në atë që në vitin 1997 u quajt G-8.
Takimet e këtyre shteteve zgjeruan nisma të tjera, përtej çështjeve industriale, ku pjesë e saj ishte edhe përballja e pandemisë së HIV/AIDS apo ndryshimeve klimatike. Por në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë, Rusia u hoq nga G-8-ta.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.