
Çfarë është “Dubai Porta Potty” që ka pushtuar rrjetin në Shqipëri e kudo në botë
Prej ditësh në rrjetet sociale po qarkullojnë foto dhe video, nga më të çuditshmet tek ato më të neveritshmet. Të gjithë po flasin për diçka të quajtur “Dubai Porta Potty” që në shpjegim të parë do të thotë kabinë portative që përmban një tualet.
Por realisht çfarë është “Dubai Porta Potty”?
Duhet theksuar se nuk ka asnjë provë që ku fenomen po ndodh në Dubai. Videot dhe fotot e publikuara pretendohet se janë realizuar në Dubai, por deri më tani nuk ka asgjë që ta faktojë.
Thuhet se “Dubai Potty Gate” është diçka që influencers dhe vajza të tjera të reja bëjnë në këmbim në paravve ose dhuratave.
Ky term përdoret për gratë dhe vajzat për të cilat thuhet se pranojnë që meshkujt/burrat të defekojnë dhe të urinojnë mbi trup dhe fytyrë (përfshirë gojën) në këmbim të çantave, këpucëve dhe parave.
Sipas “Urban Dictionary” ato blihen nga burra të pasur arabë dhe evropianë për 30,000 e lart euro ose dollarë dhe marrin pjesë në “festivalet e jahteve”. Në jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër.
Në rrjet gjenden plot video të këtyre praktikave, si dhe biseda të pretenduara se janë kryer mes personave meshkuj të cilët bëjnë oferta me shuma të mëdha parash dhe kërkojnë shërbime të çuditshme, ndësa vajzat apo gratë vendosin nëse duan të pranojnë të kryejnë atë shërbim.
Do t’ju sugjeronim të mos i shihni ato video, pasi mbase edhe juaj nuk do të jetë e njëjtë pasi t’i shihni.
*Tibo News.