
Çfarë është dopingu dhe si kontrollohet ai në sport
Dopingu është akti i përdorimit të një substance të palejuar në sport për të përmirësuar rendimentin dhe performancën fizike.
Sportistët përdorin dieta të veçanta me ushqime dhe suplemente të ndryshme për të shtuar fuqinë dhe rezistencën. Kjo rutinë është aplikuar që në antikitet ndërsa në vitin 1929 u pa qartë se ndikonte hapur në rezultate dhe për këtë u kërkua që të vihej një kufizim, sidomos për drogat.
Në vitin 1928 u formua Federata Ndërkombëtare e Atletikës, e cila u bë federata e parë sportive që ndaloi dopingun dhe nisi hapat e para për të monitoruar sportistët. Kjo nisi përmes testeve rutinë, të cilat u bënë popullore kryesisht në vitet 70-të.
Ndër stimuluesit më të njohur në sport janë lëndët stereoide, si androgjeni një lloj hormoni mashkullor ky, apo dhe lëndët që stimulojnë metabolizmin si anaboliku, apo diuretiku.
Disa prej këtyre stereoideve bënë bujë në Lojërat Olimpike të Seulit në vitin 1988 kur atleti kanadez Ben Johnson rezultoi pozitiv në testet anti-doping. Ai ishte rasti i parë domethënës në Lojërat Olimpike.
Në vitet 90-të u vu re një shtim i ndjeshëm të rasteve, ndërsa prirja tjetër u pa të ishte dopingu përmes gjakut. Ky lloj dopingu është thuajse i pakapshëm pasi stimulon rruazat e kuqe për të mbajtur dhe përcjellë më tepër oksigjen në muskuj.
Kjo nxiti krijimin e Agjencisë Botërore Anti-Doping, njohur me akronimin WADA. Çiklisti amerikan Lance Armstrong, 7 herë fitues i garës “Tour de France” është më famëkeqi për sa i përket dopingut.
Ai konsiderohej ikonë e çiklizmit, por të gjitha titujt iu hoqën pasi pranoi se kishte marrë substanca të palejuara përgjatë gjithë karrierës.
Në vitin 2015 Rusia u pezullua nga pjesëmarrja në aktivitetet ndërkombëtare për shkak se kishte krijuar një sistem shtetëror dopimi të sportistëve.
*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.