Çfarë e ndalon një njeri për të mos qenë i lumtur?

Disa njerëz gjejnë gjithmonë një arsye për të qenë të palumtur.

Kjo është sjellje e kultivuar që i ka bërë ata të shikojnë gjithmonë vetëm pjesën e pambushur të gotës.

Lumturia nga ana tjetër, nuk është diçka konstante që nuk di të mbarojë, por të vlerësuarit e gjërave e bën atë të ndihet më e shpeshtë.

Çfarë e ndalon një njeri për të mos qenë i lumtur?

 

  • Krahasimi i vazhdueshëm me të tjerët.

 

Të krahasuarit e vetes me të  tjerët në mënyre të vazhdueshme e bën lumturinë të vështirë për të qëndruar.

Spektri i krahasimit është i pafundëm dhe gjithmonë do të ketë shembuj të tjerë që mundin atë paraardhës, prandaj harrojini.

Në vend të kësaj mësoni të pyesni veten se çfarë ka qenë e mirë në jetën tuaj deri tani.

 

  • Fajësimi i të tjerëve për gjithçka që ndodh

 

Nga vetë edhe fjala “marrëdhënie” është e kuptueshme që veprimet do të jenë të dyanshme.

Një kategori njerëzish mendojnë se çdo gjë jo e mirë që ndodh, ndodh për fajin e të tjerëve.

Në këtë rast analizimi i veprimeve duhet të bëhet duke filluar nga vetja.

Kur kupton që faji gjithnjë është dypalësh, nis të ndryshosh tek vetja sjellje të cilat kanë kontribuar në marrëdhëniet jo të mira.

 

  • Të mos pranuarit e ndodhive

 

Të jesh fleksibël, apo të praktikosh pranueshmërinë të ndihmon t’ja dalësh mban më mirë gjatë situatave të vështira.

Nëse mendojmë më shumë për arsyen se pse na ndodhin ne gjërat që nuk duhet, se sa për zgjidhjen, atëherë nuk po shkojmë asgjëkundi.

Në të tilla raste mendja duhet të mendojë zgjidhjet e mundshme si e vetmja mënyrë për të kapërcyer negativitetin në të cilin gjendemi.

 

  • Jetesa si i shpërqendruar

 

Gabimi tjetër i atyre që krahasohen me të tjerët është shpërqëndrimi.

Duke qenë gjatë gjithë kohës i hallakatur dhe me mendjen diku tjetër, ti jeton në një tjetër realitet  dhe rrjedhimisht do të jeni konfuz gjatë gjithë kohës.

Studimet kanë treguar se shpërqëndrimi konstant jua bën të vështirë gjetjen e kënaqësisë tek gjërat e vogla si dhe të ndjerit të lumtur.