Çfarë duhet të dini për protestat në Iran?

Sundimtarët klerikë të Iranit janë përballur me trazirat më të mëdha mbarëkombëtare në vite, mbështetja është përhapur edhe jashtë vendit nëpër kryeqytetet perëndimore.

Po çfarë duhet të dini për gjithë këtë?

Njerëzit në të gjithë Iranin i janë bashkuar protestave që nga vdekja e Mahsa Amini në paraburgimin e policisë që e ndaloi 22-vjeçaren në Teheran më 13 shtator për “veshje të papërshtatshme”.

Oficerët, të cilët zbatojnë rregulla strikte të hixhabit, hodhën poshtë akuzat që ajo ishte rrahur, duke thënë se ajo u sëmur ndërkohë që priste me gra të tjera të ndaluara.

Studentët dhe universitetet janë kthyer në qendër të demonstratave, një sfidë e madhe kjo për elitën klerikale të vendit në vite, shoqëruar mes thirrjeve për rënien e Republikës Islamike.

Megjithatë shumë iranianë, përfshirë të famshëm, kanë marrë pjesë ose kanë ofruar mbështetje për protestat.

Tre javë më vonë, grupet e të të drejtave thonë se mijëra njerëz janë arrestuar dhe qindra janë plagosur, me mbi 150 vdekje.

Presidenti Ebrahim Raisi ka urdhëruar një hetim për vdekjen e Mahsa Amini.

Basij, një milici vullnetare e lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit, ka luajtur një rol të madh në shuarjen e trazirave, bashkë me policinë.

Autoritetet kanë raportuar për vdekje të shumta mes forcave të sigurisë.

Kundërprotestat e organizuara nga shteti janë ngritur.

Irani ka akuzuar gjithashtu kundërshtarët, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë, për orkestrimin e trazirave.

Vdekja e Amini dhe goditja po përkeqësojnë tensionet ndërkombëtare, tashmë të rritura nga “negociatat e ngecura” për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Teheranit të vitit 2015.

Ravina Shamdasani është një zëdhënëse e OKB-së për të drejtat e njeriut:

“Ka raportime se zonjusha Amini është rrahur në kokë me shkop dhe koka e saj është goditur në automjet nga e ashtuquajtura policia e moralit. Autoritetet kanë deklaruar se ajo ka vdekur për shkaqe natyrore. Vdekja tragjike e zonjushës Amini, akuzat për tortura dhe keqtrajtimi duhet të hetohen menjëherë, në mënyrë të paanshme dhe efektive nga një autoritet kompetent i pavarur, i cili siguron, në veçanti, që familja e saj të ketë akses në drejtësi dhe të vërtetën.”

Protestueset gra e vajza kanë prerë flokët gjatë mitingjeve në mbarë botën.

Në Francë, aktoret të botës së njohur gjithashtu kanë prerë flokët, pjesë e tyre u bë edhe një deputete suedeze e Parlamentit Evropian.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vendosin “kosto të mëtejshme” për zyrtarët iranianë përgjegjës për dhunën kundër protestuesve.