Çfarë duhet të dimë për viruset si “Monkeypox” që u konfirmua në Britani

Autoritetet shëndetësore në Britani kanë konfirmuar një rast të lisë, një infeksion i rrallë viral tek një person i cili kohët e fundit ka udhëtuar në Nigeri dhe prej aty ka mbërritur në Britani.

Pacienti po merr aktualisht kujdes të specializuar teksa është futur në izolim në njësinë spitalore të sëmundjeve infektive në Londër.

Nuk janë publikuar detaje në lidhje me gjininë ose moshën e personit, por mjekët kanë thënë se po hartojnë një listë me personat me të cilët pacienti ka patur kontakt, përfshirë personat që kanë qenë në të njëjtin avion.

Por cilat janë simptomat e lisë?

Lija është një sëmundje virale e cila u zhduk që në vitin 1980 dhe që atëherë ka patur raste të rralla dhe më pak të transmetueshme. Shkakton simptoma të lehta dhe është më pak vdekjeprurëse se disa viruse të tjera.

Sëmundja zakonisht zgjat nga dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen diku nga pesë deri në 21 ditë pas infektimit.

Simptomat e lisë zakonisht fillojnë me të përziera, ethe, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjeve limfatike.

Simptoma e fundit është zakonisht ajo që ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga lija e dhenve ose thjesht lisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tipari tjetër kryeso i lisë së majmunit, është skuqja një deri në tre ditë më vonë pas infektimit, që nis në fytyrë dhe më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit.

Këto pjesë të skuqjes variojnë nga disa deri në disa mijëra. Ato kalojnë nëpër një proces ‘pjekjeje’ që shkakton të kruara dhe pamje të shëmtuar në lëkurë. Këto njolla skuqjeje kthehen në formë puçrrash të qelbëzuara deri në momentin e tharjes së tyre, duke ngelur si njollë koreje në sipërfaqen e lëkurës, para se të zhduken totalisht.

Pse quhet Monkeypox?

Virusi i lisë së majmunit i përket Orthopoxvirus në familjen Poxviridae. U zbulua për herë të parë në vitin 1958 kur dy shpërtihme të një sëmundje të ngjashme me linë ndodhën tek majmunët e laboratorit që p ombaheshin për kërkime.

Megjithatë, mund të mos jenë majmunët fajtorë. Pasi vetë kjo sëmundje mund të behet e panjohur. Ndërsa OBSH thotë se brejtësit janë të ekspozuarit dhe ata që mund të përhapin sëmundjen.

Ku gjendet lija e majmunit (Monkeypox)?

Zakonisht kjo sëmundje nuk është përhapur në Europë, përveçse në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Republika Demokratike e Kongos pati rastin e parë të regjistruar në njerëz në vitin 1970.

Që atëherë janë raportuar raste nga 11 vende afrikane: Benin, Kamerun, Republika e Afrikës Qendrore, Republika Demokratike e Kongos, Gabon, Bregu i Fildishtë, Liberi, Nigeri, Republika e Kongos, Sierra Leone dhe Sudani i Jugut.

Shpërthimi i parë i lisë së majmunëve i raportuar jashtë Afrikës ishte i lidhur me një importim të gjitarëve të infektuar në vitin 2003 në Shtetet e Bashkuara.

Kohët e fundit, në vitet 2018 dhe 2019, dy udhëtarë nga Britania, një nga Izraeli dhe një nga Singapori, të gjithë me histori udhëtimi në Nigeri, u diagnostikuan me linë e majmunit pas një shpërthimi të madh atje.

Si mund të prekesh nga lia? Mund të infektoheni me virusin nga pickimi ose gërvishtja e një kafshe të infektuar, duke ngrënë mishin, duke patur kontakt të drejtpërdrejtë me një njeri të infektuar ose duke prekur veshje të kontaminuara. Virusi hyn në trup nëpërmjet lezioneve të lëkurës, traktit respirator ose mukozave (syve, hundës ose gojës).

Transmetimi nga njeriu te njeriu mendohet se ndodh kryesisht përmes spërklave që dalin nga e folura dhe frymëmarrja. Por do të duhej kontakt i zgjatur ballë për ballë për  të rritur gjasat e infektimit.

A duhet të shqetësohemi?

Lija e majmunëve është zakonisht një sëmundje e lehtë vetëkufizuese dhe shumica e njerëzve shërohen brenda pak javësh. Nuk përhapet lehtë midis njerëzve dhe rreziku i përgjithshëm për publikun e gjerë është shumë i ulët, thonë ekspertët.

Megjithëse simptomat janë më të buta se ato të Smallpox, sipas OBSH-së, Monkeypox shkakton vdekjen në 11 % të pacientëve të infektuar krahasuar me rreth 30 %  të Smallpox.

Vdekshmëria është më e lartë tek fëmijët dhe të rinjtë, individët me probleme me imunitetin, dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda.

Trajtimi dhe parandalimi:

Aktualisht nuk ka jë formë trajtimi specifikisht për Monkeypox, pasi në të shumtën e rasteve ka kohën e vet dhe më pas largohet. Ekziston një vaksinë e cila besohet të jetë më se efektive në trajtimin e sëmundjes, por për shkak se kjo smëundje është deklaruar e zhdukur më shumë se 40 vite më parë, vaksinat e asaj kohë për smallpox nuk janë më në dispozicion për publikun e gjerë.

Një vaksinë e re e zhvilluar nga Bavarian Nordic për parandalimin e lisë është miratuar në Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nën emrat tregtarë si Imvanex, Jynneos dhe Imvamune, antiviralë të tjerë janë gjithashtu në zhvillim e sipër.

*Artikulli i përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.