Çfarë duhet të bësh nëse ke kartëmonedha të vjetra në shtëpi

Qytetarët që kanë  kartëmonedha të emetuara gjatë viteve 90’ duhet të nxitojnë t’i këmbejnë në banka dhe kanë afat deri më 31 Dhjetor,  pasi pas kësaj date ato do të jenë të pavlefshme.

Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë në vendimarrjen e tij të fundit ka përcaktuar datën 31 Dhjetor 2023 si afatin e fundit për të këmbyer pa kurs ligjor të gjitha kartëmonedhat me vlerë nga 100 deri në 500 Lekë të emetuara nga viti 1991 deri në vitin 1996.

Këmbimi bëhet pranë të githa sporteveleve të bankave të nivelit të dytë dhe gjatë kesaj kohe, nuk do kenë vlerë të shtuar.

Gjatë viteve të përdorimit të tyre, kartëmonedhat e emëtuara kanë patur të stampuar imazhet e figurave të rëndësishme për historinë e vendit si Ismail Qemali, Fan Noli, Skëndërbeu apo simbolika të tjera të lidhura me modelin e qeverisjes.

Ndërkohë, vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë nxorri në treg prerjet e reja të kartëmonedhave me vlerë nga 5-10000 Lekë, elementët e sigurisë së të cilave u implementuan sipas teknologjisë së kohës me qëllim parandalimin e falsifikimit të tyre.