
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj infektohet me COVID-19?
Deri tani, shumë prej nesh njohin dikë që ka pasur COVID-19. Dhe ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet, mund të jetë një kohë veçanërisht stresuese për prindërit që mund të pyesin se çfarë të bëjnë nëse fëmija i tyre rezulton pozitiv me COVID-19.
1. Fëmija im ka COVID-19. Me kë duhet të flas?
Së pari duhet t’u tregoni njerëzve me të cilët ka qenë në kontakt fëmija juaj, sepse edhe ata mund të jenë infektuar. Mos harroni të njoftoni shkollën apo komunitetet e tjera ku ai ka qenë pjesëmarrës dhe menjëherë duhet të vendoseni në kontakt me mjekun për këshilla të mëtejshme.
2. Si të kujdesemi më mirë për një fëmijë me COVID-19?
Shumica e fëmijëve që infektohen me COVID-19 mund të kujdeset dikush për në mënyrë të sigurt në shtëpi, sidomos për ata fëmijë që nuk kanë sëmundje të tjera shoqëruese. Në familje, fëmijët janë në rrezik më të ulët të kalimit të infeksionit te anëtarët e tjerë të familjes, dhe nga ana tjetër, janë në rrezik të ulët për të marrë COVID-19 nga të rriturit.
Ndërsa kujdeseni për fëmijën tuaj, rekomandohet t’i jepni shumë lëngje për të pirë, t’i vishni me rroba të rehatshme, t’i inkurajoni të pushojnë dhe të përdorni paracetamol ose ibuprofen vetëm në raste temperature apo dhimbjeje.
Sigurohuni që të vëzhgoni me vëmendje simptomat e fëmijës dhe telefononi mjekun e përgjithshëm nëse ka shqetësime të tjera.
3. A duhet të vaksinohet fëmija pasi ka kaluar COVID-19?
Po. Fëmija mund të vaksinohet pasi të shërohet nga sëmundja e tij, por vaksinimi duhet të shtyhet deri në gjashtë muaj. Megjithatë duhet të merrni informacion te saktë nga mjeku i familjes për vaksinën e përshtatshme për moshën e fëmijës, duke marrë parasysh dhe gjendjen e tij shëndetësore.
4. Çfarë të bëj nëse fëmija është i shqetësuar për gjendjen e tij/saj?
Izolimi mund të jetë një kohë e vështirë për këdo, e lëre më për fëmijët. Nëse ju ose fëmija juaj keni nevojë për mbështetje të shëndetit mendor, sigurohuni që t’i drejtoheni familjes, miqve ose dikujt tjetër që i besoni. Mos e neglizhoni shqetësimin që fëmija mund t’iu shprehë!