AlbanianEnglish

Çfarë duhet të bëni menjëherë pas stërvitjes?

Gjithnjë pasi stërviteni, kemi nevojë për të bërë disa gjëra të cilat i kemi renditur më poshtë:

Së pari, duhet të pushoni pak.

Trupi juaj ka nevojë edhe për pak gjumë, kështu që edhe mund të shtriheni. Shtrirja do të ndihmojë në uljen e dhimbjes nga stërvitja, por edhe përshpejtimin e procesit të rikuperimit.

Pini ujë.

Kur stërviteni, trupi juaj humbet ujë. Dihet që është e rëndësishme të hidratohesh pasi mund të kesh djersitur jashtë mase pas kryerjes së ushtrimeve në palestër por jo vetëm. Se sa ujë duhet të pini, kjo varet! Kolegji Amerikan i Mjekësisë Sportive thotë se duhet të pini rreth dy deri në tre gota ujë pasi të stërviteni.

Ndryshoni veshjen!

E logjikshme apo jo? Menjëherë, ndërrohuni sapo të mbaroni stërvitjen duke hequr veshjet e palestrës të cilat ju mund t’i keni djerësitur.
Nëse mbani ende veshur rrobat e stërvitjes, atëherë jeni më tepër të predispozuar prej baktereve dhe mikrobeve. Dhe kjo mund të çojë në infeksione të lëkurës.

Bëni një dush të freskët.

Një dush i freskët, pra me ujë të vakët, mund të ulë inflamacionin e muskujve pas një stërvitje. Dhe zvogëlimi i inflamacionit ul shanset për dhimbje ditën tjetër.

Ushqehu!

Përpiquni të hani shëndetshëm pas stërvitjes suaj në bazë edhe të programit që ju po ndiqni ndërkohë. Por kujdes…nuk duhet të hani ushqime që përmbajnë shumë sheqer, ushqimet e shpejta apo pijet e gazuara. Konsumimi i ushqimeve të padëshiruara dhe ngrënia e tepërt do të mohojnë efektet e stërvitjes suaj; thjesht do të rifitoni të gjitha kaloritë që keni djegur dhe ndonjëherë edhe më shumë.

You don't have permission to register