
Çfarë do të thotë antisemitizmi në Kaukazin Verior?
Një shpërthim i papritur, nganjëherë i dhunshëm, i protestave antisemitike në rajonin kryesisht mysliman të Rusisë, Kaukazin Verior, i ka vënë në pah rreziqet e brendshme që vijnë nga Putin. Më 29 tetor, një grup prej më shumë se 1.000 njerëzish u futën vrullshëm në aeroportin e kryeqytetit të rajonit të Dagestanit, Makaçkala, duke brohoritur epitete antisemitike. Më shumë se 200 njerëz u lënduan gjatë kësaj trazire, dhjetëra u arrestuan dhe aeroporti u mbyll.