
Çfarë do të ndodhë nëse zëvëndësojmë avionin me trenin?
Për shumë vite, ka qenë një kërkesë e njerëzve gjetja e alternativave ekologjike për të udhëtuar, dhe tani disa vende në Europë po bëjnë përpjekje për të zëvendësuar transportin ajror me atë hekurudhor. Kompani ajrore po bashkëpunojnë me linja trenash për të ofruar zgjidhje të integruara transporti, ndërsa shtete si Austria dhe Franca po ndërmerren hapat për të kufizuar fluturimet e brendshme. Megjithatë, ky është ende një synim i vështirë për t’u arritur, pasi investimet e mëdha dhe përmirësimet infrastrukturore duhet të ndodhin para se ky koncept të bëhet realitet.
Për të realizuar këtë ide, Bashkimi Evropian insiston që zëvendësimi i rrugëve ajrore duhet të bëhet me linja hekurudhore të shpejta, që mundësojnë udhëtime të shpejta midis qyteteve të largëta brenda dy orëve e gjysmë. Në disa vende, fluturimet me distancë të shkurtër brenda vendit tashmë janë ndaluar ligjërisht. Në vitin 2020, qeveria austriake detyroi kompaninë kombëtare të ajrit, Austrian Airlines, të anulojë të gjitha fluturimet të cilat mund të zëvendësoheshin lehtësisht me tren.
Po atë vit, qeveria vendosi gjithashtu një takse prej 30 eurosh për çdo fluturim nën 350 kilometra që nisi nga aeroportet austriake. Sipas një raporti të vitit 2022 nga Shoqata Rajonale Evropiane e Linjave Ajrore, nëse të gjitha udhëtimet ajrore nën 500 kilometra zëvendësoheshin me forma të tjera transporti publik, emetimet e karbonit do të reduktoheshin deri në 5%.