Çështja e targave, Borrell takime urgjente me Kurtin dhe Vuçiçin

Në Bruksel mbahen takime urgjente të Borrellit me krerët e Kosovës dhe Serbisë për targat. Së pari mbahen takime të ndara me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë pastaj takimi trepalësh.

Tema kryesore e këtyre takimeve është gjetja e një zgjidhje për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës i ka shpallur ilegale dhe kërkon zëvendësimin e tyre metarga të Kosovës.