Çështja e robotëve, AutoStore me Ocadon përballen në Gjykatën e Londrës

Firma norvegjeze e robotikës AutoStore do të përballet të martën në Gjykatën e Lartë të Londrës kundër rivalit britanik Ocado me pretendimet e firmës norvegjeze për shkelje të patentës.

Ocado e liçencon teknologjinë e saj si AutoStore, dhe e përdor atë për shërbimin e saj britanik të shpërndarjes së ushqimeve.

Ocado fitoi raundin e fundit të procesit gjyqësor në Shtetet e Bashkuara. Komisioni Ndërkombëtar i Tregtisë konfirmoi se pretendimet për patentë të AutoStore kundër Ocado-s ishin ose të pavlefshme.

Analistët thanë se vendimi ishte një fitore e rëndësishme për Ocado pasi Shtetet e Bashkuara janë tregu i saj më i madh.

Në Britani, AutoStore fillimisht pretendoi se Ocado shkeli gjashtë patenta.

Ocado u kundërpadit për deklarime të pavlefshme në lidhje me të gjashtë patentat dhe po kërkon të rikuperojë miliona paund kosto për prishje imazhi të AutoStore.

Beteja ligjore po vazhdon edhe Gjermani, me pretendimet e ngritura nga Ocado kundër AutoStore.

Konflikti gjyqësor ka ndikuar në vlerën e aksioneve për të dy grupet. Aksionet e Ocado janë ulur 44% gjatë vitit të kaluar, ndërsa aksionet në AutoStore mbështetur nga Softbank kanë rënë 25% në tre muajt e fundit.

Të dyja kompanitë nuk janë të sigurta për fitoren në gjyqin në Londër, i cili pritet të zgjasë katër javë dhe gjatë të cilit gjykata do të shqyrtojë detajet e ndërlikuara të projektimit inxhinierik.