Çështja e Mercedez-Benz për klimën rrëzohet nga gjykata, planifikohet apelimi

Një padi që akuzonte Mercedes-Benz për shkelje të lirive të njeriut duke përkeqësuar ndryshimet klimatike u hoq nga gjykata e qarkut të Shtutgartit, por OJQ-ja gjermane për klimën që qëndron pas çështjes tha se kishte në plan të apelonte.

Rasti i ngritur nga OJQ Deutsche Umëelthilfe (DUH) shënoi rastin e parë nga qytetarët individualë në Gjermani kundër një kompanie private për përkeqësimin e ndryshimeve klimatike.

Kjo OJQ tha se po planifikon të apelojë vendimin në gjykatën më të lartë rajonale të Shtutgartit.

“Edhe nëse ky vendim nuk rezulton në favorin tonë, ne shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë në gjykatën më të lartë, sepse kriza klimatike nuk na lë shumë kohë”, tha avokati i DUH-së, Remo Klinger.

Rasti kishte kërkuar që Mercedes-Benz t’i përmbahej një buxheti më të rreptë të emetimeve të karbonit dhe të angazhohej për t’i dhënë fund prodhimit të makinave me motorë me djegie deri në nëntor 2030.

Ai bazohej në një vendim të vitit 2021 në gjykatën më të lartë të Gjermanisë, i cili zbuloi se ligji i vendit për klimën nuk po bënte mjaftueshëm për të mbrojtur brezat e ardhshëm.

*TiboNews