
Çështja e emigracionit, ministrat e BE-së do të mblidhen me 25 nëntor
Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian do të mbajnë një takim urgjent të premten e ardhshme, më 25 nëntor në Bruksel për të diskutuar politikën e emigracionit, pas shpërthimit të krizës diplomatike franko-italiane. Refuzimi i Romës për të lejuar anijen me 230 emigrantë të ankorohej, gjë që detyroi Francën të pranonte ankorimin e anijes, shkaktoi një debat me Parisin.
Emigracioni mbetet një mollë sherri për 27-të vendet. Ata vazhdojnë të jenë të ndarë se çfarë mekanizmash solidariteti duhet të ndërmerren për të lehtësuar barrën e vendeve të vijës së parë nga emigrantët, kryesisht në Mesdhe.