
“Çështja e emigracionit do të marrë përmasa të paparashikueshme”
Në një letër të publikuar ditën e djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni u kërkoi liderëve të tjerë të Bashkimit Europian që të bëjnë më shumë përpjekje për të kufizuar imigracionin e paligjshëm.
“Është thelbësore dhe urgjente të merren masa të menjëhershme konkrete, të forta dhe inovative për të trajtuar dhe parandaluar emigrantët nga vendet e treta, me pagesa speciale urgjente për vendet e origjinës dhe tranzitit për të bashkëpunuar”, theksoi ajo.
Meloni njoftoi se letrën në fjalë ia kishte dërguar Këshillit Europian dhe Komisionit, pas mbytjes të anijes në jug të Italisë. Anija mbante mbi 200 refugjatë, prej të cilëve 60 u gjetën të mbytur dhe ishin nisur disa ditë më parë nga brigjet e Turqisë. Mes të vdekurve ishin 12 fëmijë dhe një foshnjë. “Është detyra jonë morale të parandalojmë që ngjarje si kjo të mos ndodhin përsëri.
Pa hapa vendimtarë, presioni i migracionit së shpejti do të marrë përmasa të paparashikueshme.Qeveria jonë është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë në mënyrë që ne të mos mbajmë zi për humbjen e kaq shumë njerëzve. Çështja nuk është ndalimi i migrimit në Europë, por frenimi i trafikimit të qënieve njerëzore.