
Çështja e detit, në Hagë!
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili zhvillon sot vizitë zyrtare në Tiranë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Tirana, Xhaçka dhe Dendias kanë deklaruar se çështja e detit do të shkojë në Gjykatën e Hagës.
Ministri grek Dendias bëri thirrje që marrëveshja finale mes dy vendeve të arrihet sa më shpejt me qëllim që të shkohet drejt Hagës për një zgjidhje sipas ligjeve ndërkombëtare, edhe për ligjin e luftës.
Ministri Dendias shprehu sërish mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë në integrimin europian dhe theksoi se për Shqipërinë, kjo është rrugë me një kalim.
*Tibo News