
Çështja Beleri, Rama flet për “France 24”
Në një intervistë për televizionin francez ‘France 24”, kryeministri i vendit Edi Rama ka folur edhe për çështjen “Beleri”.
I pyetur nëse burgosja e Fredi Belerit është një tentativë e PS-së për ta penguar ushtrimin e detyrës së tij si kryebashkiak në Himarë, Rama tha se fjala në këtë rast i takon drejtësisë.
Kreu i qeverisë theksoi se marrëdhëniet greko-shqiptare do i kthehen sërish normalitetit, pasi përndryshe sipas tij “nuk do të ishte serioze”.
Rama hodhi poshtë çdo aludim se mbajtja e Belerit në qeli ka të bëjë me minoritetin grek në Shqipëri. Kujtojmë se më 11 Nëntor, Athina zyrtare nuk ka pranuar të firmosë një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare te BE për Shqipërinë për çeljen e negociatave, për shkak të çështjes ‘Beleri’.