Ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, të pranishëm krerët e shtetit dhe kryeministri i Kosovës

Është mbajtur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin krerët më të lartë të shtetit; Presidenti Begaj, Kryeministri Rama dhe kryeparlamentarja Nikolla. I pranishëm në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë po ashtu edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Dita e Flamurit kremtohet nga mbarë shqiptarët, si festa e krenarisë kombëtare dhe përkujtimit të 111-vjetorit të Pavarësisë.

Vlora mikpriti qindra qytetarë në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit. Ndërkohë kishte praninë e personaliteteve më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës.